Thaçi: Papa Françesku do vizitojë Kosovën
Pesidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka patur një takim privat në Vatikan me Papa Françeskun, pas shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë.
Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.
Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.