Thaçi për takimin me Vuçiç: ShBA në krye të procesit të dialogut, hapi i fundit i Kosovës anëtarësimi në OKB

Pasi ka marrë përgjigjen nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani se kërkesa e tij për seancë do të shqyrtohet pas 9 marsit, Thaçi ka vendosur të mbajë sot një konferencë për media.

Presidenti ka thënë se askush nuk është pronar i Kuvendit dhe kërkesa e tij për seancë është bërë në mënyrë që të raportojë për vizitën e tij në Uashington, shkruan Telegrafi.

Në konferencë për shtyp nga Presidenca, Hashim Thaçi tha se takimi në Uashington me  Presidentin e Serbisë paraqet moment kthese në dialogun ndërmjet dy vendeve me lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Hashim Thaçi: Takimi është i rëndësishëm sepse shënon rikthimin e fuqishëm të SHBA në procesin e mundësisë së arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.Të gjithë në Kosovë kanë kërkuar prezencën amerikane në këtë proces. Sot jemi një rol kryesor të SHBA dhe është një moment historik. Takimi e lehtëson dhe mund ta bëjë më të afërt arritjen e marrëveshjes. Ka mbetur hapi i fundit për përmbylljen e plotë të procesit të shtetësisë sonë, ky është anëtarësimi në Organizatën e Kombet e Bashkuara.


Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në shkresë zyrtare dërguar Thaçit theksoi se kërkesa duhej të dorëzohej disa ditë më herët në mënyrë që Kuvendi të ketë kohë për të organizuar seancën.

Osmani në letrën e saj drejtuar Thaçit thotë se kërkesa e presidentit për adresim para deputetëve do të trajtohet që në mbledhjen e parë të Kryesisë pas 9 marsit.

“Për më tepër ju njoftoj se Kuvendi i Kosovës si shumica e deputetëve do të jenë të angazhuar në aktivitetet e organizuara për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në letër.

 

SHKARKO APP