Thaçi: Regjimi i Gruevskit, represiv. Të ndalet dhuna

 

Ka reaguar sërish zëvëndëskryeministri, njëherësh ministrër i Punëve të Jashtmë të Kosovës, Hashim Thaçi mbi atë që po ndodh në Kumanovë.

Thaçi u shpreh se regjimi i Gruevkit është represiv dhe se duhet të ndalojë sa më shpejt dhuna ndaj të arrestuarve.

“Të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit. Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup. Problemi është politik e jo ndëretnik. Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë euro-atlantike”.

SHKARKO APP