Thaçi: Serbisë i përgjigjemi me forcën e ligjit

Do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të jetë i qartë në vërejtjen ndaj Serbisë, që kjo fundit të mos pretendojë cenimin e sovranitetit të Kosovës“, ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi pretendon se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të ketë ndikim të madh në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Për fat të keq, Serbia po vazhdon të mbetet kryeqendra e krijimit të situatave delikate, të pakëndshme dhe konfliktuoze për krejt Ballkanin Perëndimor, prandaj do të kërkoj që Bashkimi Evropian të jetë i qartë, përndryshe çdo pretendimi të Serbisë për cenimin e sovranitetit tonë do t’i përgjigjemi më forcën e ligjit”, tha Thaçi .

Para së gjithash kur kemi parasysh se disa nga aktorët kanë marr pjesë në negociata më herët, kanë qenë mbështetës të fuqishëm, kanë votuar marrëveshjen e prillit të vitit 2013, në kohën e negociatave për bërjen e institucioneve të reja, për zgjedhjet e përgjithshme, kështu që agjenda shtetërore nuk bënë të bie në asnjë rrethanë viktimë e politikës ditore apo elektorale, por ajo që synoj unë është afrimi i gjithë spektrit politik, uniteti politik me qytetarët në mënyrë që të kemi sukses”,  është shprehur  Thaçi.

 

SHKARKO APP