Thaçi “shfajësohet” për rrëzimin e qeverisë “Kurti” teksa e quan legjitim mocionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për medisat kosovare ka folur në lidhje me rrëzimin e qeverisë në Kosovë duke mohuar akuzat se ka qenë ai faktor në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se depuetët e Kosovës kanë ushtruar një të drejtë kushtetuese me mocionin e rrëzimit të qeverisë.

Thaçi ironizoi edhe ata që e akuzojnë për ndërhyrje në mocion duke thënë se përvoja e hidhur përballë tij u ka  lënë pasoja.

As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë, Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës .

Tash përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre .Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”, tha Thaçi .

SHKARKO APP