Thaçi takon Erdogan: Bisedë produktive për të gjitha çështjet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ky takim është konfirmuar nga Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale. Në foto shohet se presidenti i Kosovës shoqërohej nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, kurse takimi u zhvillua në rezidencën presidenciale Vahdettin në Stamboll.
“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”- shkruan Thaçi.