Thaçi takon gjeneralin amerikan John Allen

 

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim pune të dërguarin e posaçëm të kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koalicionin Global kundër ISIS-it, gjeneralin amerikan, John Allen.

Ata biseduan lidhur me progresin e koalicionit në luftimin e ISIS-it si dhe për hapat që po ndërmarrin shtetet anëtare, ndër të cilat është edhe Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e pakompromis në luftimin e terrorizmit dhe se mbetet aktive në Koalicionin kundër ISIS. Thaçi shtoi edhe se Qeveria në Prishtinë ka ndërmarrë disa veprime konkrete për të forcuar porosinë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thaçi e njoftoi mysafirin e tij se Kosova, javën që shkoi, mblodhi mbi 200 mysafirë nga mbarë bota për të diskutuar mënyrat për t’u ndihmuar të rinjve në përdorimin e rrjeteve sociale për të luftuar esktremizmin dhe për të promovuar dialogun ndërfetar.

Në anën tjetër, gjenerali amerikan Allen e përgëzoi zëvendëskryeministrin Thaçi për përpjekjet e Kosovës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm si pjesë e Koalicionit Global kundër ISIS-it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?