Thaçi: Të kryhet demarkacioni Kosovë – Mali i Zi

Duke qenë se Mali i Zi e konsideron me rëndësi demarkacionin e kufirit të përbashkët me Kosovën, Thaçi shprehu gatishmërinë që të përshpejtohet procesi dhe takimet e komisioneve të ndërsjellat nga sporadike të bëhen të rregullta

Ai tregoi se kishte takuar përfaqësues të komisionit kosovar pak ditë para vizitës dhe kishte mësuar se 90% e procesit është kryer, kishin ngelur vetëm rreth 9 kilometra dhe nuk kishte asnjë pengesë apo problem politik, gjithçka e ngelur qe teknike.

Thaçi i propozoi Gjukanoviçit dhe Igor Lukshiqit që me vullnet të mirë të dy palëve të përfundohet sa më shpejt ky proces dhetë shfrytëzohet takimi i datës 25 mars në Prishtinë me ministrat e jashtëm të rajonit dhe komisionerin Johannes Hahn si dita e nënshkrimit të demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

"Një veprim i tillë jo vetëm do të ishte dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira mes dy shteteve por edhe një mesazh bashkëpunimi për mbarë rajonin", ka thene Thaci.

Temë qendrore e bisedimeve mes Thaçit dhe Gjukanoviçit si dhe Igor Lukshiq ishin nismat infrastrukturore mes dy shteteve.

Të dy palët shprehën interesin dhe u zotuan që të bënin përpjekjet maksimale për të ndërtuarrrugët ndërshtetërore Deçan – Plavë si dhe Murino – Çakorr – Pejë duke e çuar kështu në tre numrin e korridoreve rrugor që lidhin dy vendet.

Po ashtu u diskutua që interes të veçantë duhet të marrë edhe transporti hekurudhor duke propozuar ndërtimi i trasesë hekurudhore Plevlje – Beranë – Pejë që do të lidh dy shtetet. Këto projekte diti siguronin Kosovës një dalje më të mirë në det nëpërmjet portit të Tivarit si dhe do ta shndërronin në një qendër rajonale të transportit tranzit.

U pa e arsyeshme që ky projekt infrastrukturor të hartohet sa më shpejt dhe të paraqitet para donatorëve të huaj për financim. 

Thaçi poashtu shprehu mbështetjen për projektin e autostradës Adriatik-Jon si një projekt që jo vetëm i shërben Malit të Zi dhe Shqipërisë por edhe Kosovës e mbarë rajonit.

SHKARKO APP