Thaçi thotë se është “i ngopur” me pushtet: Do të largohem në…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se mezi pret që të largohet nga skena politike. Në një intervistë për ”Rubikon” ai është shprehur se është i “ngopur” me pushtet. Ndër të tjera Thaçi tha se po e pret me padurim shkurtin, që të largohet nga pushteti.

”Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këto 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë. I njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës dhe e bëjë shumë qartë atë dallim të kompetencave. Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e di cilit lider do ti ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vitesh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014. Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”.

Nga ana tjetër, Thaçi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, pasi ka deklaruar se nëse ia kërkon Gjykata Kushtetuese ai është gati që të japë dorëheqjen. Sipas Presidentit, nëse Gjykata Kushtetuese vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e dekretit për mandatimin e Hotit.

SHKARKO APP