Thaçi uron zgjedhjet dhe pret formimin e qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Në një postim të shkurtër në facebook, edhe pse ish-partia e tij PDK dukshëm ka pësuar humbje duke u renditur e treta, Thaçi uron qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.

Thaçi thotë se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike dhe të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën.

SHKARKO APP