Thaçi: Vendimi i GJND një ndër fitoret më të mëdha të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se vendimi i Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) mbi legalitetin e pavarësisë së Kosovës i siguroi Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Thaçi ka theksuar se tashmë kanë kaluar 8 vjet nga ky vendim dhe ne na presin shumë sfida për t’i siguruar fitoret e radhës për anëtarësimin Kosovës në BE, NATO e OKB.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, deklaroi Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?