Thaçi vendos datën për konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosje dhe LDK ende pa marrëveshje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim sot që të thërras mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës më datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00.

Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, transmeton Telegrafi.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (Nr. Protokolli të KQZ-së: 1846-2019, 27.11.2019), për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 29.11.2019 (Nr. Prot.: 1608), sot më datën 11 dhjetor 2019, ka nxjerrë Vendimin Nr. 305/2019 për thirrjen e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tutje në njoftim thuhet se kryetari dhe kryesia e legjislaturës së gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?