The Economist: A ndihmoi Amerika në rrëzimin e Albin Kurtit?

Analizë nga The Economist

Qeverisja e tij zgjati vetëm 51 ditë, dhe u duk sikur covid-19 u përdor për “ta vrarë” . Më 25 mars, një shumicë e madhe deputetësh në parlamentin e Kosovës votuan për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit, një reformator radikal.

Ata mund të kenë qenë duke vënë në zbatim ofertat e Amerikës. Administrata e Donald Trump e donte ‘jashtë’ kryeministrin ‘e vrazhdë’ të Kosovës në mënyrë që ta qunate paqen në Kosovë si një sukses të rrallë të politikës së jashtme në vazhdën e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës.

Kurti kaloi më shumë se 20 vjet si një lider proteste.

Pas zgjedhje të mbajtura në tetor, Kurti u bashkua në koalicion me partinë e dytë më të madhe të parlamentit, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, armiku i tij, Presidenti Hashim Thaçi, po bisedonte me liderin e Serbisë, Aleksandar Vucic, mbi një marrëveshje për paqe midis Kosovës dhe Serbisë. Kosova, qytetarët e së cilës janë kryesisht shqiptarë etnikë, ishte një provincë e Serbisë deri në luftërat ballkanike të viteve 1990.

Serbia kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e saj, megjithëse shumica e vendeve të BE-së dhe shumica e anëtarëve të OKB e kanë bërë një gjë të tillë.

Kur ishte në pushtet Kurti njoftoi se do të merrte përsipër bisedimet dhe se ishte kundër çdo shkëmbimi territoresh me Serbinë, për të cilën Thaçi mendohet se ka diskutuar si çmimin e paqes.

Vuçiç asokohe u zotua se do të bënte një marrëveshje vetëm nëse hiqen tarifat për mallrat serbe. Kurti ra dakord, por vetëm në bazë të “reciprocitetit”, që do të thotë se mallrat nga Serbia, në vend të tarifave, do t’i nënshtroheshin një pengese jo tarifore në formën e një ndalimi nëse ndalohen të njëjtat lloje të mallrave në shitje në Serbi. Heqja e këtyre ndalimeve për produktet kosovare është e papranueshme për Serbinë, pasi beson se bërja e kësaj do të nënkuptonte njohjen e vendit.

Kështu që propozimi u refuzua me shpejtësi nga Richard Grenell, kreu në detyrë i inteligjencës amerikane, i cili po mbikëqyr bisedimet e paqes. Ndihma financiare amerikane u pezullua. (Z. Thaçi dhe Amerikanët të dy mohojnë të favorizojnë çdo shkëmbim të tokës.)

Përkrahësit e Kurtit janë të ashpër. Ata besojnë se ai ishte shansi i tyre i vetëm për t’i hequr qafe vendit udhëheqësit e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës.

Javët e grindjes tani do të pasojnë. Nëse nuk do të ishte për virusin, zgjedhjet e parakohshme do të zhvilloheshin. Një cep i ndarë dhe i paqëndrueshëm i Evropës është bërë pak më i pasigurt.

SHKARKO APP