Thirrja në Hagë, Haradinaj: Jo ftesë ligjore, erdhi pas presioneve ndërkombëtare

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për ”FaxNews”, ka folur dorëheqjen e tij nga posti, pas ftesës në Hagë. Haradinaj u shpreh se nuk ishin moment të lehta dhe se thirrja e tretë nga gjykata në Hagë, erdhi pas presioneve ndërkombëtare. Kryeministri tha se gjithçka është politike dhe aspak ftesë ligjore. ”Nuk ishin moment të lehta kur u dha dorëheqja ime. Thirrja e tretë në Hagë, erdhi pas presioneve ndërkombëtare. Nuk ishte ftesë ligjore, por politike dhe sigurisht ishte e padrejtë. Ardhja e ftesës ishte kundër parimeve të vendit të Kosovë. Nuk kam biseduar me koalicionet politike, por kam bërë gjithçka për mbrojtjen e popullit”.

SHKARKO APP