Thirrja nga Rexhep Qosja: Rama dhe Kurti të kenë mendime të njëjta. Jo dy politika kombëtare

Akademiku Rexhep Qosja, thotë se dy kryeministrat, Edi Rama i Shqipërisë dhe Albin Kurti i Kosovës, duhet që të kenë mendime të harmonizuara jo thjesht ideologjike, por praktike. Për Qosen duhet të kemi jo dy politika kombëtare.

“Për çështjet e bisedimeve të Kosovës me Serbinë. Çka ka më të rëndësishme se qëndrimi i Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Serbisë të jetë i njëjtë. Çka ka më të rëndësishme që bashkëpunimin me Serbinë, marrëveshjet me Serbinë të mos i bëjë vetëm Shqipëria, ose Kosova, por t’i bëjnë vetëm kur i bëjnë bashkërisht.

Është me rëndësi shumë të madhe që këta dy kryeministra të bashkojnë mendimet e veta dhe të mendojnë në mënyrë të njehsuar, të përbashkët. Çështja e Kosovës nuk e realizon rëndësinë e vet nëse edhe Shqipëria nuk është me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye do të thosha këtu para jush, do t’i ftoja, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, që është më i vjetër se ai i Kosovës, Albin Kurti, që të merren vesh mes vetes, t’i harmonizojnë mendimet dhe qëndrimet e veta. Të mendojnë se ata duhet të bëjnë një politikë, jo dy politika kombëtare për Kosovën, Shqipërinë, për popullin shqiptar në përgjithësi”., tha më tej për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?