Thirrja që serbi i dërgon vendit të tij: T’i kërkojmë falje Kosovës

Tomislav Lulzim Perusiç, e ka kthyer Prishtinën në shtëpinë e tij të dytë, dhe nuk heziton ta tregojë publikisht dashamirësinë që ka për shqiptarët.

I riu tha se i ka ndjekur më vëmendje zhvillimet e këtyre ditëve në veriun e Kosovës, dhe është acaruar nga ajo që bënë serbët. Për të Serbia duhet t`i kërkojë falje Kosovës.

“U nervozova kur pashë protestat në kufi, mënyra sesi shajnë dhe përdorin një fjalor shumë primitive. Nuk e mbështes atë veprim. Me sjelljen e qeverisë serbe, mund të them se kemi shumë shkelje të të drejtave të qytetarëve te Kosovës. Nuk mund të vazhdohet kështu, me të kaluarën, duhet zbardhur çështja e të pagjeturve dhe besoj se Serbia ka edhe përgjegjësi t’i shpërbleje familjet e viktimave të luftës”.

SHKARKO APP