“Tigrat” e Arkanit dhe paramilitarët e krimeve në Bosnjë, stërvitje të armatosur në Kosovë

Momçillo Arllov, serb nga Glina e Kroacisë, përveç që dyshohet për krime luftë të kryer në Kroaci ai gjithashtu dyshohet të ketë marr pjesë edhe në luftëra në Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë, gjithmonë i bashkangjitur njësive paramilitare e të Arakanit e të ashtuquajturit “kapetan Draganit”, ka thënë një burim i infojeta.net.

“Ushtrimet ushtarake në bjeshkët e Leposaviqit konkretisht në vendin e quajtur ‘malet e Kopriçevës’ janë mbajtur për 3 ditë rresht nga 19 deri më 21 gusht  2016 , të komanduar dhe udhëhequra nga Momçillo Arllov e ku kanë marr pjesë mbi 400 pjesëtar të njësive paramilitare nga Kroaci, Bosnja, Serbia dhe Kosova e nënë surveimin e policisë së Kosovës” ka thënë burimi.
Të gjitha këto stërvitje ushtarake janë mbajtur nën patronatin e të ashtuquajturit  “Klubi Sportiv ,,Airsoft Klub Vukovi”, të cilin e udhëheq Arllov.
Policia e Kosovës shihet në disa foto duke surveiuar këto ushtrime ushtarake të  pjesëtarëve të njësive speciale e paramilitare të Serbëve nga e tërë ish treva e Jugosllavisë.

Deri më tani Infojeta.net, nuk ka arritur të merr asnjë të dhënë se nga kanë ardhur gjithë këto armë, a janë të regjistruar ato në Kosovë dhe si ka qenë e munduar që Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, të ketë dhënë leje për një stërvitje të tillë që udhëhiqet nga një trafikant i armëve dhe eksplozivit si ish pjesëtarit të njësive paramilitare të kapetan Draganit e Arakanit.

Po ashtu, as sot me bërjen publike të lajmit, institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë të dhënë se pas përfundimit 3 ditorë të këtij operacioni ushtarak, se ku kanë mbetur të gjitha ato armë që shihen në foto, gjatë stërvitjes.
Burime të tjera i kanë thënë infojeta.net, me kusht të anonimitetit se “Momçillo Arllov, dyshohet të ketë sjell të gjithë eksplozivin që është përdorur në hedhjen në erë të antenave të Valës dhe IPKO-së, në veri të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”.
Momçillo Arllov dhe Vuk Mitrovic, drejtor dhe bashkëpunëtor në Qendrën për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në veri të Mitrovicë, zyre kjo që ka qenë e vendosur në ndërtesën e UN-në në veri të Mitrovicës, janë arrestuar në afërsi të qytetit të Zajeçarit në Serbi, natën ndërmjet 2 dhe 3 nëntorit të vitit 2011, për shkak të sasive të madhe të armëve dhe eksplozivit që bartnin në veturë.
Në anën tjetër zyrtarë të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës i kanë thënë Infojeta.net, se mbajtja e këtij ushtrimi është bërë me lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas tyre Klubi Sportiv “Airsoft Klub Vukovi”, është i regjistruar në Ministrin përkatëse të Republikës së Kosovës, policia e Kosovës kanë përcjell këtë ushtrim e gjithashtu në këtë ushtrim kanë qenë të ftuar edhe pjesëtarë e KFOR-it.

SHKARKO APP