Tim Judah: Gjurmët për vrasësit e Ivanoviqit të çojnë nga Veriu (Serbia)

Gazetari britanik Tim Judah, që është njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka thënë se qytetarët që jetojnë në Mitrovicë të Veriut besojnë që fajtorët e vrasjes së liderit serb, Oliver Ivanoviq janë në veri të Kosovës.

 “Çka kam kuptuar duke biseduar me miqtë dhe kontaktet e mia është se njerëzit në Mitrovicë të Veriut besojnë se gjurmët e fajtorëve (të vrasjes së Oliver Ivanoviqit) çojnë kah veriu, e jo kah jugu”, shkroi Judah në Twitter të martën.

Ai tutje ka thënë se në Serbi vrasja e Ivanovicit po krahasohet me vrasjen e gazetarit Slavko Curuvija në vitin 1999. “Në Beograd po bëhen krahasime me vrasjen e vitit 1999 të (gazetarit) Slavko Curuvija me gjasë nga shërbimet serbe të sigurimit. Natyrisht, ende nuk ka asnjë dëshmi”, shkroi Judah.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?