Tjetër mandat për Osmanin, apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Albulena Haxhiu një prej grave më të votuara në Kuvendin e Kosovës, flet për temën e Presidentit të vendit, duke qenë se Vjosa Osmani është në fundin e mandatit të saj. Osmani e ka treguar hapur që synon një mandat tjetër.

Ka një dakordim mes Kurtit dhe Osmanit për një tjetër mandat si Presidente të kësaj të fundit? “Thashë që kurdo që do të ketë takime, opinioni publik do të njoftohet. Takimet do të jenë transparente dhe nuk ka ndodhur asnjë marrëveshje apo një takim i tillë. Ka një përpjekje të madhe që të bëhen deklarime të tilla, pa konfirmime të sakta, por po përballemi me lajme të tilla që nuk qëndrojnë. Presim takimet dhe të shohim rrugën që do të ndiqet”,-kështu shprehet Haxhiu.

Në lidhje me një kandidaturë të mundshme të zotit Konjufca për President, Haxhiu theksoi: ”Të gjitha çështjet do të fliten gjatë ditëve në vijim. Gjatë kësaj faze sigurisht që do të ketë emra të përveçëm që do të përfliten, grupe të ndryshme propozojnë emra, por nuk kemi vendosur që të jetë kandidat për President zoti Glauk Konjufca. Ai u propozua si ministër i Punëve të Jashtme dhe deri tani nuk ka ndërruar diçka, por me siguri nuk mund të flasim për askënd, derisa nuk ka takim ende”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?