Tom Gashi: Në Uashington s’u fol për asnjë cm tokë serbe por vetëm për territorin e Kosovës

Edhe avokat Tom Gashi është i bindur se nga marrëveshja e firmosur sot në Washington mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka fituar më shumë Serbia sesa Kosova, “për të mos thënë që Kosova nuk ka fituar aspak.”

Në një lidhje me skype nga Prishtina për studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Gashi nënvizoi se delegacioni kosovar u ngut dhe ishte i papërgatitur.

Tom Gashi per RTV Ora: Një shtet i pavarur nuk mundet dhe nuk duhet tia ndalojë askush, as SHBA nuk duhej që brenda një periudhe kohore sic është thënë që brenda një viti të mos aplikojë fare të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare.
Shteteve sovrane nuk mund tia ndalojë askush por ja që u bë. Ishte nguti dhe jo përgatitje e duhur e delegacionit shtetër të Kosovës me qëllim që të pranojnë një marrëveshje të tillë që koalicioni qeverisës të ketë jetëgjatësi. Gjithcka ka qenë e ngutshme dhe e mbështjellë nën ambalazhin e SHBA-së. Ishte nguti për të qëndruar në pushtet.

Është tepër e favorshme për Serbinë dhe jashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën sepse humbet shtetësia e Kosovës. Shteti nuk ka luajtur rolin e vet, sepse këtu nuk është bërë fjalë për asnjë centimetër tokë të Serbisë por vetëm për territorin e Kosovës, si dhe është përfshirë dhe territori i Shqipërisë, me apetitet e Serbisë që të ketë dalje në det. Lëvizja Vetëvendosja do të bëjë analiza të hodhësishme dhe do të dalë me një deklaratë.

Në pikën 11 thuhet: Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë fetare, duke përfshirë komunikimin ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe dhe risituimin e vazhdueshëm të pasurisë hebreje të trashëguar nga periudha e Holokaustit.

Avokati Tom Gashi thote se Serbia arriti të çojë çështjen në Washington dhe kjo është fitore për të.

Tom Gashi per RTV Ora: Kjo pa të bëjë me ndalimin e ndërtimit të rrugës që lidh Deçanin me Plaven. Për këtë kemi pasur kërkesa nga Kisha serbe që të ndërprehet dhe kjo ka arritur të diskutohet dhe në Washington. Mendoj se janë qasje të gabueshme dhe janë bërë lëshime dhe me këtë ndalet kisha serbe ka fituar shumë.

SHKARKO APP