Tragjike/ 26-vjeçari shqiptar hidhet nga kati i 5-të i hotelit të karantinës, humb jetën

Foto ilustruese

Një ri rreth 26-vjeç dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i njërit prej konvikteve në Prishtinë ku mbahen personat e karantinuar të kthyer nga jashtë. I riu ka humbur jetën në vend, ndersa identiteti i tij nuk behet i ditur.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha tha se rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve pasi morën raportimin për ngjarjen. Njësitet e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndersa nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti ekstrem.

Kosova që prej nisjes së pandemisë e ka bërë të detyrueshëm karantinimin për çdo person që kthehet nga jashtë vendit, ndërsa me kalimin e ditëve situata duket të jetë nën kontroll sa i takon rasteve të reja dhe jetëve të humbura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?