Tritan Shehu: Urime qeverisë së re në Kosovë, sfidat që e presin janë të vështira

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka uruar qeverinë e re në Kosovës të drejtuar nga Avduallah Hoti, e cila u votua sot në Kuvend.

“Qeveria e re e Kosovës mori sot përgjegjësitë e një qeverisje jo të lehtë. Se pari, duhet uruar Z.Hoti e kjo qeveri për këtë votëbesim si dhe për një qeverisje me sa më shumë arritje të brendshme për atë Republikë, si dhe ne konsolidimin ndërkombëtar e rrugën europiane te saj.

Kosova tashmë nuk është vetëm realizimi i një aspirate lirie, por është dhe një realitet shumë i rëndësishëm për sot e te ardhmen, jo vetëm për qytetaret e saj, shqiptarët në tërësi, por dhe për stabilitetin, integrimin e zhvillimet pozitive të rajonit tonë”,– shprehet Tritan Shehu.

Ish-deputeti shprehet se sfidat e kësaj qeverie janë të vështira, por ato mund të përballohen vetëm me vizione dhe me qëndrimin drejt Europës dhe Përendimit.

“Pa dyshim, sfidat janë të mëdha e të vështira para saj, ashtu si përpara të gjithëve ne, por dhe sukseset që mund të arrihen do të jenë madhore e me rëndësi historike, nëse të parat do të përballohen me vizion, guxim e me “fytyrën” të mbajtur drejt Europës e Perendimit. Punë të mbarë!”,- shprehet Tritan Shehu.

SHKARKO APP