Tronditëse/ Vajza kosovare abuzohet seksualisht në Kukës, arrestohen dy vëllezër

Një tjetër histori abuzimi seksual ka tronditur vendin.

Dy vëllezër në Kukës, janë arrestuar pasi kanë abuzuar një 20 vjecare nga Kosova me probleme të shëndetit mendore e fizik!

Në pranga kanë rënë Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç  banues në  fshatin Lojme, Kukës.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.” – njoftoi sot Policia e Kukesit.

Vajza ishte zhdukur te premten – 20 vjeçarja rezulton banore e një fshati të Klinës dhe ishte zhdukur që të premten e 19 qershorit nga banesa

Mbetet ende e paqartë si ka mbërritur në Kukës, ku është abuzuar dhe është gjetur nga policia.

Babai i saj ka thënë për mediat kosovare se vajza nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa thekson se një tjetër person i dyshuar për abuzimin është në kërkim, ndryshe nga Policia e Kukësit që flet për dy të arrestuarit

“Gjendja e saj nuk është e mirë. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Autori kryesor kryesori është në kërkim”, është shprehur ai.

20 vjecarja ndërkohë është kthyer në Kosovë nga policia e Kukësit dhe po merr trajtim mjekësor.

Ky është rasti i trete i abuzimeve seksuale të zbuluara vetëm në harkun e një muaji.

Në Tiranë, një 15 vjecare ishte abuzuar nga roja i shkollës dhe disa të rinj, të cilët tashmë janë në pranga.

Ndërsa në Berat, një 48 vjecar u arrestua për ngacmim seksual të një vajze vetëm 5 vjece.

/Ora News

SHKARKO APP