Trump fiton zgjedhjet, kryetari i Kuvendit të Kosovës: Nuk përbën ndonjë ndryshim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ndonjë ndonjë ndryshim për Kosovën rizgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve.

Komentet Konjufca i bëri në një intervistë për A2 CNN, ku tha se Kosova është shpallur e pavarur për shkak të konsistencës së politikës së SHBA-ve dhe për ta nuk ka ndryshim mes republikanëve dhe demokratëve. Ai tha gjithashtu se me administratën e Presidentit Joe Biden, qeveria e Kosovës ka disa dallime sa i përket marrëveshjes së Ohrit.

“Unë i urova Presidentit Trump fitoren e zgjedhjeve, sepse tani u zyrtarizua tejkalimi i 270 votave të Kolegjit Elektoral dhe mund të themi se zyrtarisht tani Trump është President, pavarëisht se detyrën e merr në janar. Por për Kosovën kjo nuk duhet të përbëjë ndonjë ndryshim shumë të madh. Sepse republikan apo demokratë, të dy partitë, Kosova është e pavarur. Kosova u çlirua falë pikërisht një qasjeje konsistente të SHBA. Kur vjen puna te Kosova ne nuk e kemi vërejtur ndryshimin mes republikanëve dhe demokratëve. Edhe republikanët edhe demokratat e kanë mbështetur Kosovën për të qenë pjesë e BE”.

SHKARKO APP