“Turqia, gati të armatos Kosovën”
Republika e Turqisë është shprehur e gatshme që ta ndihmojë armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz, ka thënë se ky shtet dëshiron që Kosova të jetë shtet funksional, ta këtë ushtrinë dhe policinë e vetë dhe në këtë çështje Turqia do ta jap kontributin e saj. “Nuk duhet të këtë dallime ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit. Kosova duhet të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit, as ma pak e as ma shumë “, ka thënë ministri turk.
Ai ka premtuar se Turqia do ta mbështesë në vazhdimësi Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në ushtri të rregullt. I pyetur nëse duhet ndërhyrja ushtarake për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe të cilat funksionojnë në territorin e Kosovës, ministri turk është shprehur kundër një ndërhyrje të tillë, duke theksuar se zgjidhja e vetme në këtë drejtim është përmes dialogut.
Këto komente ai i ka bërë pas takimit që ka pasur me homologun e tij Agim Çeku. Ndërsa ministri Çeku duke falënderuar ministrin turk për kontributin e dhënë ka thënë se Turqia është ndër vendet që me se shumit e ka ndihmuar forcimin e FSKsë. “Turqia na ka furnizuar FSKnë me disa autoblinda, ndërsa sot morëm premtimin edhe për një dihme tjetër, po ashtu me disa autoblinda të cilët do të ndihmojnë në forcimin edhe me të madh të FSKsë.