U arrestua disa herë nga sigurimi serb, djali jep detajet si Adem Zogjani u dërgua “fshehurazi” në Hagë

Liridon Zogjani ka bërë të ditur se babai i tij Adem Zogjani është ftuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë në mëngjesin e sotëm dhe nga aty u dërgua për në Hagë. Në shkrimin e bërë publik, Liridoni tha se për këtë ngjarje nuk kishte dijeni askush.

“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit, Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja. Babi ka qene nje mbeshtetes i fuqishem i celulave te para te luftes, ne aspektin operativ e sidomos ate financiar, qe nga fillimi i vitive i 80-ta .

Ishte krah i djathte i vellaut te tije Hysenit-njerit nga themeluesit e UÇK-s (i kidnapuar nga sherbimet sekrete serbe 1998 ). Babi ka qene i arrestuar disa here ne vitet e 90-ta nga sigurimi serb, duke ia pamundesuar jeten dhe punen ne shtepine e tij. Pasi qe nuk dihej me per fatin e vellezerve te tije te arrestuar nga regjimi serb, Babi kalon ne zonen e luftes, respektivisht ne SHP te UÇK-s, ku do te kryej me sukses te gjitha detyrat qe i besohen per lirine e vendit te tije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me mbarimin e luftes, emerohet Kryeinspektor i Tatimeve, ku ve gurthemelin e pare te institucionit fiskal ne Kosoven e Lire. Me pas si Auditor ne Qeverine e Kosoves. Duke pare shume padrejtesi, vendosi te largohet nga institucionet per te vazhuar punen ne sektorin privat si ekspert i elonomise dhe financave, duke na angazhuar te gjithe familjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si njeri qe jam, nuk kam pare as takuar asnjehere, me profesionist ne Ekonomi dhe njeri me te drejte e vetemohues. Ne familja jemi shume krenar per jeten dhe vepren e Babit dhe familjes ne pergjithesi dhe shpresoj shume qe do vazhdojme rrugen e tije. Nga Prokuroria speciale eshte ftuar per periudhen e luftes. UÇK-ja eshte krenaria ime qe jam Kosovar!”, ka shkruar Liridon Zogjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?