U mbyt në Itali, Veseli: Mendjet tona janë me familjen e Ismailit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka përcjellë  ngushëllime familjes së futbollistes shqiptare, Floriana Ismaili, e cila u gjet e vdekur në liqenin e Comos në Itali.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”,shkruan Veseli

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Floriana Ismailit, u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit Comos. Futbollistja 24-vjeçare u raportua  e zhdukur të shtunën e kaluar.

SHKARKO APP