U përfol se Ramushi e rrahu dhe e bëri për spital, reagon për herë të parë Anita Haradinaj

Spikerja e lajmeve, Anita Muçaj-Haradinaj, njëherazi edhe bashkëshortja e Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë lidhur me thashethemet rreth tyre.

U përfol se Anita përfundoi edhe në repartin e Urgjencës në QKUK nga plagët e marra nga Ramushi, por që një gjë e tillë rezulton të jetë e pa vërtetë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka mohuar gjithçka dhe sqaron se kanë 17 vite që janë të lumtur së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Anita shpreh keqardhje si gazetare për nivelin e mediave që raportojnë lajme të pakonfirmuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë:

Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje per nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme per dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbremshja ishte e pamundshme te injorohet sepse une jam nene, moter, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetesuar dike diku! Prandaj eshte e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulta! Une jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin! 

https://www.facebook.com/anita.mucaj.1/posts/10164732017870160

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?