U sulmua në Kuvend, Kurti shfaqet i qeshur

Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte, ku deputetët e pozitës dhe ata të pozitës janë përleshur fizikisht.

Fillimisht, në drejtim të Albin Kurtit u hodh ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ndërsa pas ndërhyrjes edhe të ministrave, situata ka degjeneruar në përplasje fizike.

Pas sulmit që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave, kryeministri Albin Kurti është parë duke qeshur në Kuvend.

Videon teksa Kurti është parë i relaksuar e ka postuar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

SHKARKO APP