UNESCO, Albulena Haxhiu: Thaçi e Mustafa dreka e darka me Vuçiç e Daçiç

 

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, akuzoi sot krerët më të lartë të qeverisë së Kosovës, për mospranimin në UNESCO. “Problemi kryesor është se edhe pas mos pranimit të Kosovës në UNESCO, Mustafa dhe Thaçi vazhdojnë drekat e darkat me Vuçiçin e Daçiçin!,” – theksoi Albulena Haxhiu, e cila shtoi më tej se ata  – “Vazhdojnë zotimet e tyre për zbatimin e marrëveshjes për bosnjëzimin e Kosovës.”

Po ashtu, Albulena Haxhiu, shton se opozita dhe kryesisht partia që ajo përfaqëson, do të vazhdojë betejën me atë çka i rrezikohet Kosovës. – “Ne të vazhdojmë betejën tonë kundër marrëveshjeve që na rrezikojnë të tashmen dhe të ardhmen,” – thotë Haxhiu. 

SHKARKO APP