Ursula von der Leyen në Prishtinë, Albin Kurti pret Presidenten e Komisionit Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së saj në Prishtinë.
Pas takimit, Kurti dhe von der Leyen pritet t’u drejtohen mediave në një konferencë të përbashkët, ku pritet të bëhen publike detaje nga diskutimet e zhvilluara.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidentja e Komisionit Europian do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Vizita në Prishtinë është pjesë e turit të von der Leyen në Ballkanin Perëndimor. Kosova është ndalesa e dytë e saj, pas Shqipërisë, ku të mërkurën zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Pas Kosovës, agjenda e presidentes së Komisionit Evropian vijon në Malin e Zi, ku gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Podgoricë. Më 2 tetor, von der Leyen pritet të udhëtojë drejt Shkupit, në vazhdim të vizitës së saj në rajon.


