Ushtria e Kosovës nuk është çështje e KFOR-it

Komandantit të KFOR-it, Giovanni Fungo, ka thënë se situata politikë në Kosovë është stabile dhe se misioni që drejton mbetet i përkushtuar në mbështetjen e paqes në Kosovë.

“KFOR angazhohet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe është për një Kosovë multietnike, ashtu siç e kërkon Rezoluta 1244”, ka thënë Fungo për “Evening News”, transmeton “Klan Kosova”.

Lidhur me transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Fungo ka theksuar se kjo është çështje politike dhe se KFOR nuk është i përfshirë në këtë proces.

SHKARKO APP