Vazhdon greva në arsimin e Kosovës
Nga Agim Syla
Vazhdon greva në arsimin e Kosovës, edhe pse u takuan më në fund kryetari i SBASHK-ut, Rraman Jashari me kryministrin Albin Kurtin, marrveshje nuk ka.
Në asnjë mënyrë nuk është arrit pajtueshmëri në mes Sindikates së arsimit të bashkur (SBASHKU) dhe qeveris së Kosovës.
Kurti tha se qeveria u bëri një ofertë të re pëefaqësuesve te këshillit grevist, oferten e 50 euro dhe përfshirje në diskutim për projektligjin për pagat i cili do të diskutohet në këtë javë me publikun rreth koficinetit të pagave të ndryshme të instutcionev publike të Kosovës, ndërsa kreu i SBASHK-ut zt. Jasharaj deklaroj se takimi ishte përmbajtesor por se asgjë nuk ka ndryshuar dhe qëndrojnë mbrapa kërkesave të tyre.
Jasharaj u shpreh se temë e nxehtë ishte pakoja e prezantuar nga qeveria, në të cilën ka këmbëngulur Kurti.
Anëtarësia do t’i thotë jo pakos. E lutëm shumë kryeministrin ministrin Murati dhe ministren Nagavci të ofrojnë lëvizje të re që ta tejkalojmë këtë situatë. Arsyetimi i tyre është i zakonshëm që kanë dhënë pakon e tyre dhe se dimri do të jetë i vështirë. Kjo ndihmesë nuk po shtohet kanë mbet te pakoja që e kanë ofruar”, tha Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut u shpreh se lajmi i vetëm i mirë është se ka nisur dialogu dhe uroi që Kurti të mos i mbyllë dyert për ta dhe të vazhdojë komunikimi.
KOHA JONË SONDAZH

