Vdekja e 4 pacientëve njëherësh, flet ish-drejtori i spitalit në Kosovë pas shkarkimit

Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik i Kosovës, Bastri Sejdiu përmes një konference për media të thrirur lidhur me shkarkimin e tij nga pozita e drejtorit ka folur për vdekjen e 4 pacientëve në të njejtën kohë ditën e diel.

Sejdiu ka thënë se pajisjet kanë qenë në rregull në anën teknike dhe se mjeku kujdestar ka njoftuar policinë nga paniku.

Ai ka thënë se prokuroria ka marë dëshmitë se nuk ka pasur rënie të tensionit me furnizim më oksigjen.

“Jemi informunar nga mjeku kujdestar që 4 pacientë kanë ndërruar jetë në të njëjtën kohë. Mjeku ka dyshuar se diçka nuk po funksionon më operaturën e furnizimit me oksigjen dhe menjëhetë ka njoftuar policinë. Këto kanë qenë dyshimet preliminare por oksigjeni është i licencuar, bombolat kanë qenë të testuara edhe më herët edhe atë moment. Që nuk ka rënie të presionit të oksigjenit, këtë e tregohnë të gjithë ventilatorët. Kjo largon dyshime teknike dhe kalon tek ajo menaxheriale. Por e gjithë kjo mund të jetë edhe e rastsishme.”

SHKARKO APP