Vdekja e aktivistit, prokuroria rinis hetimet

Prokuroria Themelore në Prizren, bën të ditur se do të rinisë hetimet për rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili dilte në përfundimin se dyshimet paraprake për vetëvrasje “nuk duken shumë të vërteta”. 26-vjeçari vdiq më 5 nëntorin e vitit 2016 në burgun e Prizrenit ku po mbahej për më shumë se dy muaj nën dyshimin e përfshirjes në sulmin mbi parlamentin e Kosovës për të cilin një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 21 vjet heqje lirie katër aktivistë të kësaj lëvizjeje.

Në një deklaratë për shtyp, prokurori sqaroi se ashtu siç është thënë në ekspertizën e saj, ka dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe ndërhyrja e një personi të tretë në këtë proces fatal duhet të mbahet parasysh”, – thuhet në përfundimet e raportit zviceran, të publikuar nga Prokuroria.

Nëntorin e tre viteve më parë, autoritetet thanë se, sipas autopsisë, Astrit Dehari kishte ndërruar jetë si prej bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë siç u tha asokohe, e dëmtimeve të vet shkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme. As lëvizja Vetëvendosje dhe as familjarët e të ndjerit nuk qenë pajtuar me raportin e organeve të drejtësisë dhe patën kërkuar hetim ndërkombëtar. “Ne e dinim që Astritin e vranë në burg“ ka thënë e ëma e tij. raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe atë shqipe iu dorëzua sot familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?