Veliaj, vizitë dy ditore në Prishtinë
ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të zhvillojë në datat 13-15 shtator një vizitë zyrtare dy ditore në Prishtinë, ku edhe do të takohet me disa nga drejtuesit dhe personalitetet më të larta të politikës së Kosovës.
Takimin e parë, kryebashkiaku Veliaj do ta zhvillojë nesër në orën 15.00 me homologun e tij, Shpend Ahmeti, në Komunën e Prishtinës. Tema kryesore e diskutimeve mes kryebashkiakëve të Tiranës dhe Prishtinës do të jetë shkëmbimi i praktikave më të mira mes këshilltarëve bashkiakë, Unioni i Bashkimit Shqiptar në rajon dhe zhvillimi urban i qyteteve.
Në datën 14 shtator, kryebashkiaku i Tiranës do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Mandej, Veliaj do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimet do të vijojnë në datën 15 shtator me takimin mes kryebashkiakut Veliaj dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe do të mbyllet me takimin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.