Vëllai i Ahmet Krasniqit akuzon: Vrasësi i ministrit Krasniqi, politikan në Shqipëri

Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit ka shprehur bindjen e tij se ata që e vranë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin janë sot në skenën politike të Shqipërisë e të Kosovës.

Krasniqi nuk ka dashur të flasë me emra dhe nuk i ka rangut ata në hierarkinë e pushteteve në Prishtinë e në Tiranë, por ka konfirmuar, se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait dhe që janë pjesë e kësaj vrasje makabre, sot janë në dy pushtetet e shteteve tona.

“Unë mendoj se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait tim e të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqit janë sot në skenën politike të Shqipërisë e Kosovës.

Ata i takojnë niveleve të ndryshme të hierarkisë së këtyre pushteteve, por po e them, unë si vëlla i kolonelit, dyshoj se këta persona janë sot në pushtet edhe në Tiranë dhe në Prishtinë” është shprehur Behxhet Krasniqi.

Ai ka shfaqur bindjen se kryeministri Isa Mustafa do ta mbajë premtimin dhe se eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit së shpejti do të kthehen në Kosovë dhe do të rivarrosen me ceremoni të lartë shtetërore.

SHKARKO APP