Vendimi i papritur nga Haga, Kadri Veseli kthehet në Kosovë
Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale, aty ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Lajmin për ”Klan Kosova”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.
Sipas saj, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.
”Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”.