Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Maska bëhet e detyrueshme për çdo qytetar
Kosova E Mërkurë, 1 Korrik 2020 14:00
Kosova ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës për të parandaluar përhapjen ndaj COVID-19.
Mediat kosovare, raportojnë se qeveria e ka marrë sot vendimin pas përkeqësimit të situatës dhe shtimit të rasteve me koronavirus.
Maqedonia e Veriut e ka pasur për një kohë të gjatë si rregull mbajtjen e maskës, madje të ndëshkueshme me gjobë nëqoftë se nuk mbahet.