Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, spitali më i madh në Kosovë merr masa paraprake

Në Kosovë pritet me interes të madh vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përgatitje kanë nisur edhe në sistemin shëndetësor.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është zhvilluar sot një mbledhje e jashtëzakonshme me drejtuesit e klinikave dhe njësive të institucionit ku është kërkuar mobilizim dhe organizim i brendshëm për situata të mundshme që mund të krijohen pas shpalljes së verdiktit.

Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për sigurimin dhe gatishmërinë e materialeve mjekësore, përfshirë fasha, garza dhe pajisje të tjera të ndihmës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së do të shpallet nesër, më 16 shtator, në orën 10:00, në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2788 (65%)
Jo 1504 (35%)

Vota totale: 4292