Verdikti i Hagës, PDK me qëndrim të prerë: Krerët e UÇK-së duhet të jenë të lirë

Vetëm 18 orë para shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, shprehu pritshmërinë e partisë për një vendim të pafajshëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Gruda deklaroi se PDK pret që ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga të gjitha akuzat, ndërsa theksoi se çdo vendim i kundërt do të kundërshtohet përmes argumenteve dhe të gjitha mjeteve juridike dhe demokratike në dispozicion.

“Ne e themi sot me shpresë dhe besim: nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së. Do ta mbrojmë sakrificën e popullit të Kosovës. Do ta mbrojmë legjitimitetin e shtetit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë të njëjtën gjë që kemi kërkuar gjithmonë: drejtësi të bazuar në prova, standarde të barabarta dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?