Vetëm 46 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

2 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike atje. Në total, që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 619 humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 560 persona, prej të cilëve janë konfirmuar me Covid-19 vetëm 46 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh tashmë. Numri total i rasteve atje është 15425, prej të cilave aktive janë vetëm 1641.

Pozitiv edhe numri i të shëruarve, ku në ditën e fundit janë regjistruar 77 të tillë, me 13165 raste të shëruar në total që prej fillimit të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?