Vetëm 8 raste të reja me Covid në Kosovë

Fatmirësisht në orët e fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 8 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1 895 testime janë konfirmuar të infektuar 8 person duke e çuar në 314 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid.

Ndërkohë në Kosovë deri më tani janë vaksinuar me dy doza 775.162 persona. Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë qytetarët prej 12 vjeç e lartë. Në Kosovë administrohen dy lloje të vaksinave, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina e Pfizer/BioNTech.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej 9 dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?