Vetëvendosja nuk u ndahet serbëve
Aktivistë të Vetëvendosjes arrestohen për aksionin kundër produkteve serbe në një aksion të tyre kundër produkteve të Serbisë. Fillimisht është arrestuar organizatori i tyre Lirim Gashi dhe ndërkohë, po sot, Policia e Kosovës i ka kërkuar për t’i arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë të Lëvizjes, për të njëjtat aksione.
“Qeveria e Kosovës po duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në përndjekjen e opozitës gjë kjo e cila flet pikërisht për brishtësinë e qeverisë. Një qeveri që përdor pareshtur policinë, për të shtypur zërat që e kundërshtojnë, është qeveri që ka humbur çdo legjitimitet për të qeverisur me vendin dhe krejt çka i ka mbetur është forca policore.
Prej themelimit të kësaj qeverie, përgjigjja që vazhdimisht i është dhënë kërkesave dhe nevojave të drejta të qytetarëve, ka qenë dhuna policore”, thuhet në komunikatën e LVV-së.