“Vetëvendosje” godet prapë me vezë, po cilin këtë herë?

 

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë sulmuar sot me vezë zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimin.

Aksioni është zhvilluar pranë objektit të qeverisë së Kosovës, teksa Selimi ishte duke ecur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Frashër Krasniqi, zyrtar për informim në Lëvizjen "Vetëvendosje", ka pranuar se aksioni është zhvilluar nga aktivistë të kësaj lëvizjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është aksion në vazhdën e aksioneve për pengimin e punës së zyrtarëve qeveritarë deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë”, tha Krasniqi për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?