Vetëvendosje, Selimi: Të ndërpritet dialogu me Serbinë, dëmton Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes në një lidhje me Skype në emisionin “Ilva Tare” në Rtv Ora News, thotë se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet pasi është në dëm të Kosovës.

Selimi: Serbia mbetet kërcënuesi dhe atakuesi kryesor i sovranitetit të Kosovës. Serbia po lufton në vazhdimësi ta zhbëjë sovranitetin e Kosovës. Ndërprerja e bisedimeve duhet të bëhet në mënyrë urgjente. Me ndërprerjen e dialogut përfiton Kosova dhe humbet Serbia. Të gjitha marrëveshjet kanë rezultuar të jenë kundër interesave të qytetarëve të Kosovës. Serbia këmbëngul dhe nuk pranon që bisedimet. Për kodin telefonik i ka sjellë sovranitetin Serbisë në një fushë në Kosovë. Nuk është hera e parë që Serbia të na kërcënojë. Nëse shqiptarët e Kosovës janë përpara zgjidhjes; dialog ose luftë, atëherë dialogu është imponim.

E konsiderojmë të papranueshëm flet-arrestin ndaj Haradinajt. Serbia nuk ka të drejtë të hedhë fletë-arreste ndaj qytetarëve të Kosovës. Serbia jo vetëm në rrugën e integrimit të jetë më afër BE-së, por edhe në rrugën e bashkëpunimit. Haradinaj mbahet padrejtësisht në paraburgim nga fletë-arrestet serbe.

SHKARKO APP