Vetëvrasja e studentit, Thaçi: Grupi i Kurtit duhet të japë përgjegjësi edhe për Behgjet Pacollin

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se grupi qeveritar në krye me kryeministrin Albin Kurti duhet të japë llogari “për shtyrjen e vetèvrasjes” së studentit Agon Musliu. Ky i fundit po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Përveç kësaj, sipas Thaçit, qeveria Kurti duhet të japë përgjegjësi për rrezíkimin e jetës së Behgjet Pacollit.

“Unë mendoj se Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë duhet të sqarojë çështjen e rrezíkut të jetës që i kanosej zoti Pacolli gjatë fluturimit të tij në Prishtinë dhe pse ka devijuar zoti Pacolli në drejtim të Tiranës, sikurse ka përgjegjësi morale dhe ligjore të japin grupi i Kurtit, Vitia dhe gjithashtu Sveçla për shtytjen në vetèvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe seleksionimin politik të njerëzve se kush karantinohet e kush jo”, tha Thaçi.

SHKARKO APP