Veton Surroi: Arbën Xhaferri, i papërsëritshëm
Publicisti Veton Surroi në një nga televizionet e Kosovës ka rikujtuar figurën e njohur të Arben Xhaferrit, duke theksuar se një njeri si ai është i papërsëritshëm.
Ai tha se shqiptarëve në Maqedoni iu duhen liderë të drejtuar nga integrimi, deri sa tha se Arben Xhaferi është i papërsëritshëm.
“Arben Xhaferi ka qen rilindës ne kuptimin mendor e shpirtëror dhe një sens te thelluar politik dhe përgjegjësi te madhe kombëtare. Dhe për një dallim të liderëve tw tanishëm, Arben Gjaferi nuk ka ndaluar se lexuari me te perfunduar lektura shkollore. Kam frikë se do të gabonim të kërkonim përsëritjen e Arbërit sepse është i papërsëritshëm. Atë çka i duhet shqiptarëve në Maqedoni, janë liderët e rinj, që kanë qëllim integrimin e Maqedonisë në Be dhe NATO”, tha Surroi.
Surroi foli edhe për raportet e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Spanja ka pas ndikim shume negativ ne shtetet e Amerikes Latine. Njohja e Vatikanit do ta përmirësonte dukshëm situatën e Kosovës. Por kjo nuk ndodhi, pasi që ndodhi një ngushtim, duke mos na njohur Greqia dhe Spanja”, tha ai.