VIDEO/ ”Prekëse”, kryeministri i Izraelit shpërndan mesazhin falenderues të Vjosa Osmanit për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë mesazhin falenderues të kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani për njohjen e vendit të saj.

Vjosa Osmani në fjalim falenderon Izraelin dhe veçanërisht SHBA-në për këtë arritje teksa i kujton se dikur shqiptarët i hapën dyert hebrenjve që t’i shpëtonin nazizmit.

Netanyahu thotë se mesazhi i Vjosa Osmanit është prekës teksa përmend edhe njëherë se Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jeruzalem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Trumo njoftoi se Izraeli do të njohë Kosovën, kurse shtoi se si Kosova dhe Serbia do të hapin ambasadë në Jeruzalem.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?