VIDEO /Rita Ora ndez Prishtinën veshur kuqezi, suprizon me ”Shotën”

Këngëtarja Kosovare me famë botërore, Rita Ora ka nisur koncertin në sheshin ”Nëna Tereza” në Prishtinë. Paraqitja e saj në skenë u prezantua nga kryeministri Ramush Haradinaj. Në skenë ajo u shfaq e veshur me ngjyrat e flamurit kuqezi.

“I Will Never Let You Down” ishte kënga hapëse e koncertit të shumëpritur të 27-vjeçares. Më pas ka vazhduar me këngën kushtuar vendlindjes së saj, “Shine Ya Light”.

Para se të fillonte interpretimin, Rita i tha publikut se kjo këngë u kushtohej atyre. Koncerti i Rita Orës është organizuar në kuadër të aktiviteteve të shumta për të shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sheshi ”Nëna Tereza”, për herë të parë po gumëzhim nga mijëra shtetas që prej orësh pritën për të shijuar koncertin madhështor.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155835184898859/

Këngëtarja e njohur ka intepretuar fillimisht këngën shqiptare “Shota”.  ‘Shota’ është performuar në Prishtinë në koncertin e madh të pavarësisë nga këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Këtë befasi Rita e kishte paralajmëruar ditë më parë nëpërmjet një video në Instagram. Ky është koncerti më i madh i mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Rita po qëndron në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

VIDEO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?